Dante Aligieri

 

KAQ E NJERËZISHME

Mikut tim Paolo Pallumbo, profesor në Fordham University,

admirues dhe njohës i hollë i Dantes.

 

Kaq e njerëzishme dhe e dlirët duket

Me njerëz Zonja ime kur përshëndetet,

Sa gjuh' e tyre ngrin e goja meket,

Guxim s'ka syri që ta shohë e tutet.

 

Baret ajo dhe ndjen si e lëvdojnë

Me mirësi t'përkorët e mbuluar,

Nga qiejt ngjan të jet' ajo dërguar

T'i thonë tokës ç'mrekulli sajojnë.

 

Nga sytë e saj buron aq ëmbëlsi,

Të jep aq endje duke e soditur

Sa vesh e merr kush vetëm e provon.

 

Nga buzët ngjan se jashta saj lëshon

Një shpirt të butë e dashuri-selitur

Që shpirtit tënd i thotë: Psherëti!

 

New York, 1996

 

Back to Top